DEKLARATA PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE

Përditësuar për herë të fundit: 15 gusht 2018

DEKLARATA PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE

English  |  中文   |  日本語   |  Español   |  Français   |  Deutsch   |  Italiano   |  Русский   |  Português   |  Polski   |   Nederlands  |  Čeština
Magyar   |  Svenska   |  Bahasa   |  العربية   |  தமிழ்   |  Türk   |  한글   |  Suomi   |  Монгол хэл  |  ไทย  |  Norsk   |  Ελληνικά   |  Slovenský
Shqiptare  |  Slovenščina  |  Македонски  |  Српски  |  Bosanski  |  Hrvatski  |  Montenegrin | Tiếng Việt

Kjo Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave përshkruan praktikat e Caterpillar Inc. (së bashku me Filialet tona, "Caterpillar", "ne," "neve" ose "jona") për mbledhjen e informacionit nga rrjetet e shpërndarjes (duke përfshirë tregtarët dhe subjektet e tyre përkatëse, "Rrjetet e shpërndarjes"), të Filialeve (siç përcaktohet më poshtë) dhe të secilit prej klientëve tanë dhe klientëve të tyre në lidhje me makineritë, produktet ose asetet e tjera dhe vendet e tyre të punës (kolektivisht "Asetet"). Ne i mbledhim këto informacione përmes mjeteve në linjë dhe jashtë linje duke përfshirë: (1) aplikacionet dhe platformat për përdorim në ose përmes kompjuterëve, API-ve dhe pajisjeve celulare; (2) telematikën dhe pajisjet e të tjera tek Asetet, qoftë të prodhuara nga Caterpillar ose nga kompani të tjera ("Pajisjet" së bashku me Aplikacionet, "Ofertat Dixhitale"); dhe (3) Rrjetet tona të Shpërndarjes, prodhuesit e pjesëve, ofruesit e shërbimeve dhe klientët. Sipas përdorimit në këtë Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave, "ju" do të thotë ju individualisht dhe, sipas rastit, kompania ose entiteti që përfaqësoni dhe secili prej punonjësve, agjentëve dhe përfaqësuesve të tij.

Ju duhet ta rishikoni rregullisht dhe me vëmendje këtë Deklaratë për të kuptuar llojin e informacionit që merret, gjenerohet dhe transmetohet nga ofertat tona dixhitale dhe për se e përdorim atë. Duke na siguruar të Dhëna të sistemit, të Dhëna të operacioneve ose të Dhëna personale (secila sipas përkufizimit më poshtë), ju pranoni kushtet e kësaj Deklarate për Përpunimin e të Dhënave, duke përfshirë mbledhjen, përdorimin dhe shkëmbimin e atij informacioni.

LLOJET E INFORMACIONEVE QË MUND TË MBLEDHIM

"Të dhëna personale" janë të gjitha informacionet në lidhje me një individ të caktuar apo që identifikojnë ose mund të identifikojnë një individ të caktuar, siç përshkruhet më tej në Deklaratën e përgjithshme të privatësisë së të dhënave të Caterpillar. Edhe pse kjo Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave përfshin referenca ndaj të dhënave personale për qëllime të qartësisë dhe transparencës, Deklarata e Përgjithshme e Privatësisë së të Dhënave e Caterpillar dhe njoftimi i zbatueshëm i privatësisë për Ofertat tuaja dixhitale, janë  mbizotëruese në lidhje me çështjet e përshkruara në ato dokumente, duke përfshirë mbledhjen, përdorimin, transferimin, zbulimin dhe menaxhimin e të dhënave personale. Asnjë pjesë e kësaj Deklarate për Përpunimin e të Dhënave nuk ka për qëllim të modifikojë Deklaratën e Përgjithshme të Privatësisë së të Dhënave të Caterpillar apo ndonjë nga njoftimet e zbatueshme të privatësisë. 

 "Të dhënat e sistemit" janë informacione që merren, përdoren ose gjenerohen përmes Ofertave dixhitale,
të cilat mund të përfshijnë:

  • Informacionet në lidhje me Pajisjet, Asetet dhe Pjesët, duke përfshirë numrin e modelit, numrin e serisë, numrin e porosisë dhe numrat e versionit, performancën dhe konfigurimin e softuerëve dhe harduerëve,
    duke përfshirë veglat e punës ose pajisjet e tjera periferike bashkëngjitur Aseteve.
  • Të dhënat elektronike, duke përfshirë regjistrimet me sensorë, tendencat, histogramet, të dhënat e ngjarjeve, njoftimet e tjera, të dhënat dixhitale të gjendjes, kodet e defektit, kohën e gjendjes joaktive, konsumin ditor dhe kumulativ të karburantit, të dhënat e emetimeve, orët e matësit të shërbimit, skedarët elektronikë të të dhënave të shkarkuar manualisht ose automatikisht nga një Aset, të dhënat për zgjidhjen e problemeve dhe të dhëna të tjera, në varësi të klientit si dhe të Asetit dhe kanalit të komunikimit të përdorur nga një Pajisje.
  • Të dhënat e inspektimit, duke përfshirë rezultatet e inspektimeve me anë të përdorimit të një sistemi inspektimi të Caterpillar ose të palëve të treta.
  • Informacione rreth vendndodhjes së pajisjes, duke përfshirë vendndodhjen fizike të një Aseti (p.sh., të përcaktuar me anë të një sateliti, GPS, kulle telefoni celular, sinjali Bluetooth ose Wi-Fi).
  • Të dhëna rreth lëngjeve, duke përfshirë rezultatet e analizave të mostrave të lëngjeve (të tilla si vaji, lëngjet hidraulike dhe ato ftohëse) të marra duke përdorur vegla të Caterpillar ose të palëve të treta.
  • Të dhënat e regjistruesit të ngjarjeve, duke përfshirë vendndodhjen, shpejtësinë, drejtimin dhe regjistrimet video shoqëruese, përdorimin e komandave dhe informacionet e kontrollit pozitiv të trenit.
  • Historiku i shërbimit dhe mirëmbajtjes, duke përfshirë urdhrat e punës (regjistrimet në total të mirëmbajtjes, riparimeve, blerjeve të pjesëve, zëvendësimeve dhe modifikimeve të një Aseti), jetëgjatësinë e pjesëve (historiku i përdorimit dhe konsumimi i një pjese), programin e mirëmbajtjes, mirëmbajtjen e planifikuar, të dhënat e mbulimit nga garancia, kontratat e mirëmbajtjes dhe riparimit, intervalet e shërbimit (intervali i programuar për mirëmbajtjen e planifikuar të aktiviteteve të zëvendësimit të pjesëve për një Aset), listat e pjesëve (listat e pjesëve që përbëjnë një Aset) dhe fletët e shërbimeve (të cilat përshkruajnë veprimet e veçanta të shërbimit të rekomanduara nga Caterpillar për korrigjimin e një problemi të njohur me një Aset).
  • Kushtet e terrenit dhe të mjedisit, duke përfshirë llojin e punës që po kryhet, gjendjen e rrugëve ose binarëve, lartësinë, klimën dhe gjurmimin e materialit.

Modelet e përdorimit, duke përfshirë të gjitha informacionet e përcaktuara nga përdoruesi në lidhje me një produkt, të cilat na i siguroni përmes Ofertave dixhitale.

"Të dhënat e operacioneve" janë informacione shtesë që ne mund t'i mbledhim apo t'i sigurojmë në forma të tjera nga Rrjetet e shpërndarjes, të cilat mund të përfshijnë: 

  • Informacionet në faturat dhe kontratat e shërbimit.
  • Informacionet në lidhje me klientët e Rrjeteve të shpërndarjes, duke përfshirë të dhëna personale të caktuara në lidhje me këta klientë ose përfaqësuesit e tyre të shitjeve.
  • Të dhënat e urdhrave të punës, duke përfshirë informacionet rreth klientit, Asetit të përfshirë, problemit të identifikuar dhe riparimeve të kryera
  • Të dhënat hierarkike në lidhje me rezervën, duke përfshirë informacionet në lidhje me raportimet e inventarit nga tregtarët dhe proceset e rimbushjes.
  • Informacionet e përdorura nga Rrjetet e shpërndarjes për të menaxhuar një flotë Asetesh (në pronësi ose të marra me qira), duke përfshirë klientët e Rrjeteve të shpërndarjes dhe vendet e punës.
  • Të dhënat e tregtarit për pjesët, duke përfshirë informacionet në lidhje me menaxhimin dhe rimbushjen e inventarit të pjesëve, dhe blerjet, kthimet dhe zëvendësimet nga klientët.

Informacioni i mbledhur nga Caterpillar mund të përbëjë njëkohësisht të Dhëna të sistemit, të Dhëna personale dhe të Dhëna të operacioneve ose çfarëdolloj kombinimi të tyre. Nëse dërgoni të Dhëna të sistemit, të Dhëna
të operacioneve ose të Dhëna personale, duke përfshirë të dhënat e Sistemit që mund të lidhen me Pajisje të Aseteve të cilat nuk prodhohen nga Caterpillar, ju na bëni të ditur se keni autoritetin për ta bërë këtë dhe na autorizoni që ta përdorim informacionin në përputhje me këtë Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave.

MËNYRAT E MUNDSHME TË MBLEDHJES SË INFORMACIONIT NGA ANA JONË

Ne dhe ofruesit tanë të shërbimit mund të mbledhim informacione në mënyra nga më të ndryshmet, duke përfshirë:

  • Përmes Pajisjeve: Ne mund të marrim informacion përmes lidhjes celulare ose satelitore, ose lidhjes radio ose Eternet nga Asetet me një Pajisje shoqëruese, e cila mund të përfshijë të dhëna të sistemit (të tilla si informacione që lidhen me Pajisjen ose Asetin) ose të dhëna personale (si informacionet e gjeneruara nga pajisjet e monitorimit të lodhjes, kamerat në mjet dhe sistemet e diktimit të afërsisë, si dhe nga teknologjia
    e monitorimit në kabinë). Disa informacione, të tilla si kodet e defekteve, orët e punës dhe nivelet e karburantit, mund të mblidhen në mënyrë automatike.
  • Përmes Aplikacioneve dhe në linjë: Ne mund të mbledhim informacione përmes Aplikacioneve (p.sh. kur jepni informacione mbi mirëmbajtjen) ose kur përdorni faqet tona të internetit, shërbimet apo platformat
    në linjë. Gjithashtu, ne mund të marrim informacion përmes mjeteve të tjera në linjë, p.sh. kur nisni një transmetim të të dhënave përmes serverëve në vendin e punës ose kur na dërgoni me email informacione mbi inspektimin. Ne mund të mbledhim gjithashtu informacione që zakonisht merren nëpërmjet faqeve
    të internetit dhe aplikacioneve celulare, të tilla si informacione mbi shfletuesit dhe pajisjet, të dhëna mbi përdorimin e aplikacioneve, informacione të mbledhura përmes skedarit kuki, copëzave të kodeve dhe teknologjive të tjera, adresa IP dhe informacione mbi vendndodhjen.
  • Jashtë linje: Ne mund të mbledhim informacione gjatë kohës kur ju bashkëveproni me ne apo me Rrjetet tona të shpërndarjes, kur merrni pjesë në një nga panairet tona tregtare, kur bëni një porosi apo kur kontaktoni shërbimin e klientit.
  • Nga Prodhuesit dhe OEM-të e pjesëve: Ne mund të marrim të Dhëna të sistemit nga prodhuesit e pjesëve në përmbajtje të Aseteve tuaja ose nga prodhues të tjerë të Aseteve të tjera që ju përdorni. Ky informacion mund të na sigurohet në mënyrë automatike.
  • Përmes Pajisjeve teknologjike që vishen: Ne mund të mbledhim informacione përmes pajisjeve teknologjike që vishen, të tilla si pajisjet e monitorimit të lodhjes ose etiketat RFID të integruar në kaska apo jelekë sigurie.
  • Nga Zotëruesit e aseteve, Rrjetet e shpërndarjes dhe të tjerët: Ne mund të marrim informacione shtesë nga Zotëruesit e aseteve, Rrjetet e shpërndarjes, drejtuesit dhe personat e tjerë përgjegjës për menaxhimin e një Aseti.

Nga burime të tjera: Ne mund t'i marrin informacionet tuaja nga burime të tjera, të tilla si bazat publike të të dhënave, partnerët e përbashkët të marketingut, platformat e mediave sociale (duke përfshirë nga personat me të cilët keni lidhje miqësie apo lidhje të ndryshme) dhe nga palë të tjera. Ne mund të mbledhim ose të gjenerojmë informacione nga të dhënat në lidhje me zgjidhjen e problemeve, nga ofruesit e shërbimit tuaj (si analizuesit e lëngjeve dhe inspektorët në terren) ose nga regjistrimet e mirëmbajtjes, inspektimit ose garancisë.

MËNYRAT E MUNDSHME TË PËRDORIMIT TË INFORMACIONIT NGA ANA JONË

Ne mund t'i lejojmë Rrjetet tona të shpërndarjes ta përdorin informacionin e mbledhur për qëllimet e mëposhtme:

  • Për të ofruar shërbime për Ju dhe të Tjerët:
  • Për t'ju lejuar juve ose tregtarit të monitoroni statusin e Aseteve, për t'ju mundësuar të përdorini Aplikacionet, të përfundoni dhe të dërgoni blerjet dhe për të komunikuar me ju në lidhje me blerjen ose marrjen me qira si dhe për t'ju ofruar shërbime të lidhura me klientët. 
  • Për të përmbushur marrëveshjet e mbështetjes së klientit, për të realizuar shërbimet e mirëmbajtjes dhe riparimet dhe për të lëshuar Asete ose pjesë me qira.
  • Për të bërë rekomandime në lidhje me sigurinë, gjendjen e Aseteve, mirëmbajtjen, efikasitetin e vendeve të punës dhe trajnimin e drejtuesve në lidhje me produktivitetin.
  • Për të rritur sigurinë e operacioneve të makinerive, edhe me anë të gjurmimit të afërsisë me Asetet, me objektet e tjera ose me personat.
  • Për të mundësuar shërbimet teknike në distancë, të tilla si zgjidhja e problemeve në distancë dhe akordimi në distancë.
  • Për t'ju ofruar shërbime dhe përmbajtje të bazuara në vendndodhje.
  • Për të aktivizuar komunikimet:
  • Për të menaxhuar lidhjen me Asetin ose Pajisjen.
  • Për t'ju lejuar juve dhe përdoruesve të tjerë të Aplikacioneve të komunikoni me njëri-tjetrin përmes tyre. 
  • Për të dërguar informacione administrative ose kontraktuale, për shembull, informacione në lidhje me kushtet e përdorimit të Ofertave dixhitale, politikat e garancisë ose kontratat e shërbimit.
  • Për t'ju siguruar informacione rreth produkteve dhe shërbimeve të reja dhe për t'ju dërguar komunikime marketingu që mendojmë se mund të jenë me interes për ju.
  • Për të kryer hulumtim të tregut ose për të vlerësuar Caterpillar ose Rrjetet e shpërndarjes.
  • Për të kryer analiza të të dhënave dhe auditime, për të përmirësuar produktet, për të zhvilluar produkte të reja, për të fuqizuar, përmirësuar ose modifikuar Ofertat tona dixhitale, për të identifikuar tendencat e përdorimit, për të vënë në funksion dhe për të zgjeruar veprimtarive tona të biznesit, si dhe për kryer analiza statistikore bazuar në të dhëna të agreguara dhe të paidentifikuara, siç janë raportet krahasuese.
  • Për të ofruar shërbime për klientët, për të menaxhuar fluksin e punës, për të monitoruar riparimet, për të planifikuar mirëmbajtjen dhe shërbimet e ardhshme dhe për zgjidhjen e problemeve.
  • Për të vlerësuar efikasitetin e rekomandimeve, për të zgjidhur ankesat dhe për të përmbushur urdhrat.
  • Për të menaxhuar inventarin, në mënyrë që t'ju ofrojmë pjesë dhe shërbime.
  • Për të menaxhuar një flotë të Aseteve në pronësi ose të marra me qira.
  • Për të maksimizuar efikasitetin e operacioneve dhe për të rritur shitjet.
  • Për të zhvilluar aplikacione dixhitale.

Përdorime të tjera:

Për sa u përket të dhënave audiovizuale që përcaktojnë një të dhënë individuale ose fiziologjike për një individ të identifikueshëm, ne do t'i përdorim ato vetëm për t'u siguruar klientëve tanë produkte dhe shërbime, si dhe për të dhënë rekomandime në lidhje me sigurinë, gjendjen e Aseteve, mirëmbajtjen, efikasitetin e vendeve të punës dhe trajnimin e drejtuesve në lidhje me produktivitetin dhe për të përmirësuar produktet dhe shërbimet tona. 

MËNYRAT E MUNDSHME TË ZBULIMIT TË INFORMACIONIT NGA ANA JONË

Ne mund t'ia zbulojmë informacionet:

  • Subjekteve që kontrollojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi kompaninë Caterpillar Inc., që kontrollohen nga ajo ose që janë nën kontroll të përbashkët me të ("Filialet"), për qëllimet e përshkruara në këtë Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave. Caterpillar Inc. është subjekti përgjegjës për informacionin e përdorur bashkërisht me Filialet e tij.
  • Rrjeteve të shpërndarjes, për t'i lejuar ata që t'i përdorin të Dhënat e sistemit dhe të Dhënat personale për
    të qëndruar të lidhur me ju, për t'ju ofruar shërbime dhe për t'ju dërguar komunikime marketingu.
  • Zotëruesve të Aseteve, për t'i lejuar ata që të menaxhojnë përdorimin e Aseteve nga ana e tyre.
  • Ofruesve tanë të shërbimeve, të tilla si analiza e të dhënave, shërbimet lidhur me teknologjinë e informacionit dhe infrastrukturën përkatëse, zhvillimi i aplikacioneve, pritja e platformave, shërbimi ndaj klientit, zhvillimi i produkteve, auditimi, këshillimi e të tjera.
  • Prodhuesve të pjesëve, për t'i lejuar atyre studimin e përdorimit dhe përmirësimin e produkteve të tyre si dhe zhvillimin e produkteve të reja.
  • Agjentëve, ofruesve të shërbimeve ose palëve të treta të kontraktuara ose në marrëdhënie biznesi me zotëruesit e Aseteve, të cilët janë përgjegjës për menaxhimin e Aseteve.
  • Një pale të tretë në rastin e riorganizimit, shkrirjes, shitjes, sipërmarrjes së përbashkët, cedimit, transferimit ose ndonjë forme tjetër të kalimit të pjesshëm ose të plotë të veprimtarisë sonë ose të ndonjë prej veprimtarive, Aseteve ose kapitalit të Filialeve (edhe në lidhje me procedurën e falimentimit ose procedura
    të ngjashme).
  • Për pajtueshmërinë e të dhënave në dispozicion me këtë Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave nëpërmjet Portalit të zhvilluesve Cat  ose API-ve të tjera të ngjashme.
  • Marrësve të tjerë të miratuar nga ana juaj dhe nga ana jonë.

Të dhënat mbi vendndodhjen: Ne mund t'i ndajmë informacionet mbi vendndodhjen me Filialet dhe Rrjetet tona të shpërndarjes për t'iu mundësuar atyre që t'ju ofrojnë përmbajtje dhe shërbime të lokalizuara. Në disa raste, ju mund të autorizoheni të lejoni ose të refuzoni përdorime të tilla dhe/ose ndarjen e vendndodhjes së Pajisjes tuaj, por në këtë rast, ne dhe/ose Filialet dhe Rrjetet tona të shpërndarjes mund të mos jemi në gjendje t'ju ofrojmë shërbimet dhe përmbajtjen e zbatueshme. 

Ne mund t'i përdorim apo t'i zbulojmë informacionet ashtu siç e gjykojmë të nevojshme apo të përshtatshme: a) sipas ligjit në fuqi, duke përfshirë ligjet jashtë vendit tuaj të banimit; b) në pajtueshmëri me procesin ligjor; c) në përmbushje të kërkesave të ligjshme të autoriteteve publike dhe qeveritare, duke përfshirë autoritetet publike dhe qeveritare jashtë vendit tuaj të banimit; d) në zbatim të kushteve tona; e) në mbrojtje të operacioneve tona ose atyre të ndonjë prej Filialeve dhe Rrjeteve tona të shpërndarjes; f) në mbrojtje të të drejtave, privatësisë, sigurisë ose pronës sonë, dhe/ose të Filialeve dhe Rrjetit tonë të shpërndarjes, tuajat apo të personave të tjerë, ndër të tjera edhe për qëllime të sigurisë së informacionit; dhe g) në përpjekje për ndjekjen e mjeteve juridike në dispozicion ose për kufizimin e dëmeve që mund të hasim.

Informacionet anonime ose të agreguara: Ne mund të përdorim dhe të zbulojmë informacione anonime ose të agreguara (pra informacione që nuk ju identifikojnë juve apo përdorues të tjerë të Ofertave dixhitale) për çfarëdo qëllimi, përveçse kur parashikohet ndryshe në përputhje me ligjin në fuqi.

SHËRBIMET DHE PËRDITËSIMET NË DISTANCË

Siç përshkruhet më tej në Shërbimet në distancë Cat® - Procesi i përditësimit të softuerit për disa softuerë të Product Link™ Telematics dhe Modulit të kontrollit të pajisjeve Cat, në varësi të konfigurimit të Pajisjes dhe Asetit tuaj, ne mund të përdorim të Dhëna të sistemit për të realizuar nga distanca sa më poshtë:

  • Shqyrtimin dhe përditësimin e Pajisjeve të prodhuara ose të siguruara nga ne (p.sh. për të përditësuar cilësimet e sistemit ose për të menaxhuar vektorët e komunikimit që përdoren për t'u lidhur me Caterpillar
    ose Filialet tona).
  • Përditësimin e softuerit që kontrollon operacionet e makinerisë për Asetin tuaj Cat. Gjithashtu, ne mund të dërgojmë skedarë të përditësimit të softuerit drejt Asetit në përgatitje për përditësim.

Referojuni Shërbimeve në distancë Cat® – Procesi i përditësimit të softuerit për disa softuerë të Product Link™ Telematics dhe Modulit të kontrollit të pajisjeve Cat  për informacione shtesë në lidhje me mënyrën tonë të menaxhimit të përditësimeve në distancë të softuerëve dhe zgjedhjeve tuaja lidhur me përditësimet në distancë të softuerëve.

SIGURIA

Ne marrim masa të arsyeshme organizative, teknike dhe administrative të përpiluara për të mbrojtur informacionin në brendësi të organizatës sonë. Fatkeqësisht, asnjë nga sistemet e transmetimit ose ruajtjes së të dhënave nuk mund të garantojë 100% siguri. Nëse keni arsye të mendoni se bashkëveprimi juaj me ne nuk është më i sigurt (për shembull, nëse mendoni se siguria e llogarisë tuaj është komprometuar), jeni të lutur të na njoftoni menjëherë në përputhje me seksionin "Për të na kontaktuar" më poshtë.

ZGJEDHJET DHE AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE

Referojuni Deklaratës së Përgjithshme të Privatësisë së të Dhënave të Caterpillar dhe të gjitha njoftimeve të zbatueshme të privatësisë për t'u njohur me të drejtat dhe zgjedhjet tuaja në lidhje me përdorimin dhe zbulimin nga ana jonë të të Dhënave tuaja personale.

INFORMACIONE TË TJERA TË RËNDËSISHME

Përmbajtjet e palëve të treta: Kjo Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave nuk adreson, dhe ne nuk jemi përgjegjës për i) privatësinë, informacionin ose praktikat e tjera të ndonjë pale të tretë që operon ndonjë faqe interneti apo shërbim në linjë me të cilat lidhen Ofertat dixhitale (p.sh. Aplikacionet tona mund të përfshijnë, për lehtësinë tuaj, një hiperlidhje tek informacionet mbi kushtet meteorologjike në vend të siguruara nga një palë e tretë me të cilën nuk kemi marrëdhënie biznesi) dhe për ii) të Dhënat personale të kontrolluara nga një palë e tretë, siç është furnizuesi, ofruesi i shërbimit ose klienti, edhe nëse këto të Dhëna personale mblidhen ose përpunohen nga Caterpillar. Gjithashtu, përfshirja e një lidhjeje në një Oferte dixhitale nuk nënkupton miratimin e faqes apo shërbimit të lidhur nga ana jonë ose e Filialeve tona.

Transfertat ndërkufitare: Informacionet tuaja mund të ruhen dhe të përpunohen në çdo vend ku operojmë ne apo ofruesit tanë të shërbimeve, dhe duke përdorur një Ofertë dixhitale ose duke na siguruar të dhëna të tjera në përputhje me këtë Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave, ju autorizoni transferimin e informacionit në vendet jashtë vendit tuaj të banimit, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku rregullat për mbrojtjen e të dhënave mund të jenë të ndryshme nga ato të vendit tuaj.

Informacionet e ndjeshme: Ofertat tona dixhitale nuk janë të tilla që t'ju kërkojnë të dërgoni Informacione personale të ndjeshme siç janë numrat e sigurimeve shoqërore, informacione që lidhen me origjinën racore ose etnike, opinionet politike, besimin fetar ose bindje të tjera, ose me karakteristikat gjenetike, rekordet kriminale ose anëtarësimet nëpër sindikata. Evitoni të na dërgoni informacione të tilla në ose përmes Ofertave dixhitale apo në forma të tjera.

Rrjetet e shpërndarjes: Rrjetet e Shpërndarjes mund të kenë deklaratat e tyre të privatësisë dhe politikat e tyre të përpunimit së të dhënave. Ju ftojmë t'i rishikoni rregullisht këto deklarata. Deklarata dhe politika të tilla janë specifike sipas tregtarëve përkatës dhe nuk zbatohen për mbledhjen, përdorimin, zbulimin ose menaxhimin e informacionit siç përshkruhet në këtë Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave, në Deklaratën e Përgjithshme të Privatësisë së të Dhënave të Caterpillar dhe në të gjitha njoftimet e tjera të zbatueshme të privatësisë.

PËRDITËSIMET E KËSAJ DEKLARATE PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE

Ne mund ta ndryshojmë këtë Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave. Legjenda "PËRDITËSIMI I FUNDIT" në krye të kësaj faqe tregon datën e rishikimit të fundit të kësaj Deklarate për Përpunimin e të Dhënave. Çdo ndryshim do të hyjë në fuqi pas postimit të Deklaratës së rishikuar për Përpunimin e të Dhënave. Përdorimi i Ofertave dixhitale nga ana juaj, në vijim të këtyre ndryshimeve, do të thotë që ju pranoni Deklaratën e rishikuar për Përpunimin e të Dhënave.

PËR TË NA KONTAKTUAR

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë Deklaratë për Përpunimin e të Dhënave, jeni të lutur të na kontaktoni në [email protected].